19:17 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

OVL- UÇK për bacën Adem: Mbahuni të fortë në këto momente dhimbjeje!

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur ngushëllimet më të thella me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të madh të çështjes kombëtare dhe bashkëluftëtarit të tyre, Adem Demaçi, transmeton Indeksonline.

Telegram ngushëllimi:

E nderuar familje Demaçi:

Mbahuni e qëndroni të fortë në këto momente dhimbjeje. Ai nuk ishte vetëm i juaji por i mbarë kombit shqiptar sepse dihen kontributet e mëdha të tij, që dha për çështjen kombëtare.

Lavdi jetës dhe veprës së tij./Indeksonline/