11:39 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ozili mundohet t’i pushtojë zemrat e tifozëve të Arsenalit, ka këto fjalë pas ndeshjes

Arsenali mbrëmë u mposht nga Liverpooli në ndeshjen e Carbao Cup pas penalltive.

Edhe pse shënuan 5 gola në lojë dhe 4 penallti, “Gunners” u eliminuan nga kupa nga kampionët e Evropës.

Në formacion të parë u rikthye Mesut Ozili, i cili ka pasur probleme me trajnerin, shkruan Indeksonline.

Pas ndeshjes ai e ka cilësuar ndeshjen si të çmendur dhe të jashtëzakonshme.

Ndeshje e çmendur dhe e jashtëzakonshme. “Të humbasësh penalltitë është gjithmonë e vështirë, por patjetër disa gjëra pozitive për të hequr qafe nga Anfield Road sonte. Faleminderit për mbështetjen e larguar! Përqendrohuni te Wolverhampton tani!“, ka shkruar Ozil.

Turko gjermani është përballur me shumë probleme vitin e fundit, si nga largimi nga Kombëtarja, fyerjet raciste në Gjermani, sulmi në Londër nga hajdutët e tashmë edhe në Arsenal. /IndeksOnline/