12:57 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pa e shitur Suarezin, s’mund të vijë Depay

Orët e fundit në mediat holandeze u njoftua se Memphis Depay, do të transferohet te Barcelona.

Kjo pasi që Barcelona dhe Lyoni kanë arritur një akord për transferimin e holandezit, transmeton Indeksonline.

Por, për të transferuar Depayn tashmë i ka dalë një tjetër problem Barcelonës.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka shkruar se për të sjellë Depayn, katalunasit duhet ta shesin Luis Suarezin.

Rregullat e La Ligas s’lejojnë Barcelonën që të sjellin Depayn pa e shitur Suarezin./Indeksonline/