22:42 / E Shtunë, 04 Qershor 2022 / C E

Pa fitues në ndeshjen Itali – Gjermani

Italia dhe Gjermania kanë luajtur baras në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Renato Dall’Ara” të Bolognas, përfundoi me rezultatin 1:1.

Të dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë dhe brenda tre minutave.

Fillimisht italianët kaluan në epërsi në minutën e 70-të me golin e shënuar nga Lorenzo Pellegrini, teksa pas tre minutave barazoi Joshua Kimmich.

Gjermania me një pikë renditet e dyta në Grupin 3 të Ligës së Kombeve, aq sa ka edhe Italia si e treta.

Hungaria prin në këtë grup me tri pikë, kurse Anglia renditet e fundit me zero pikë.