16:55 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

“Pa islam në Gjermani, Merkel duhet të largohet” (Foto)

Mijëra mbështetës të Alternativës për Gjermaninë (AfD) kanë protestuar sot në qendër të Berlinit kundër kancelares gjermane Angela Merkel.

Demonstruesit mbanin transparente “Pa islam në Gjermani” dhe kërkuan largimin e Merkelit.

Në rrugë ishin rreth 2.000 policë për të parandaluar incidentet e mundshme.

Alternativa për Gjermaninë u bë partia më e madhe e opozitës, pasi në zgjedhjet parlamentare fitoi 12,6 për qind të votave.