10:30 / E Shtunë, 15 Gusht 2020 / indeksADMonline

PA KOMENT! Pamje tjera ku shihet polici i kapur për fyti, në Ferizaj!

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Ferizajt, konkretisht tek qendra tregtare “Village”.

Përleshja nisi pasi zyrtarët policor kërkuan nga dy qytetarë vendosjen e maskave dhe dokumentet e identifikimit.

Përpos që nuk përfillën udhërat e policëve, ata edhe u përleshën fizikisht me ta.

Indeksonline ka siguruar pamje të reja, ku shihet se si njëri prej tyre i vendos dorën në fyt njëri prej policëve.

Pamje pa koment.

“Rreth orës 21:10 minuta njësitet policore të angazhuara në bazë të planit operativ gadishmëria dhe reagimi ndaj Covid-19 kanë hasur në dy qytetarë që nuk kanë respektuar vendimet e institucioneve shtetërore. Në momentin kur policia ka kërkuar letërnjoftimet nga ta, ata nuk kanë zbatuar urdhrat e policisë dhe kanë sulmuar dy pjesëtarë të policisë”, thuhet në përgjigjjen e PK-së për Indeksonline.