09:27 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pa taka, veshje seksi apo make-up, kështu duket Bebe Rexha

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bleta Rexha, që njihet me emrin artistik Bebe Rexha është mjaft aktive me publikimin e projekteve të reja muzikore, shkruan Indeksonline.

Ajo gjithashtu është aktive edhe në paraqitjet e saj publike që i bën zakonisht nëpërmjet rrjeteve sociale.

Së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, Bebe është shfaqur shumë e thjeshtë.

“Pa taka, pa veshje seksi dhe pa make-up, po ndihem shumë mirë”, ka shkruar Bebe.

Kujtojmë që ajo është mjaft e ‘guximshme’ sa i përket paraqitjeve të saj publike, për çka kritikohet shpeshherë. /Indeksonline/