12:40 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Do t’i kërkojmë organizmave sportive ta përjashtojnë Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se bllokimi i karatesitëve të Kosovës është një akt qyqar dhe i dëshpëruar i Serbisë.

Pacolli ka thënë se shtetësia e Kosovës nuk kontestohet me veprime që nuk mbushin mendjen as më budallait të nacionalistëve serb në opinionin publik kinse Serbia nuk e pranon shtetësinë, shkruan Indeksonline.

I pari i MPJ-së ka shtuar se do të kërkojnë nga organizmat sportiv që ta përjashtojnë Serbinë.

Postimi i plotë:
Akti i bllokimit të karatèistëve të Kosovës në kufirin serbo kosovar është një akt qyqar dhe i dëshpëruar i Serbisë. Shtetësia e Kosovës nuk kontestohet dot me veprime që nuk i mbushin mendjen as më budallait të nacionalistëve serbë në opinionin publik kinse Serbia nuk e pranon shtetësinë e Kosovës. Shtetësia kosovare ekziston dhe është pranuar ndërkombëtarisht. Federatat botërore sportive kanë rregulla të forta për shtetet që pengojnë pjesëmarrjen e sportistëve në aktivitete të ndryshme sepse sporti i shërben paqes dhe pajtimit mes popujve. Pak vite më parë në rastin e Majlinda Kelmendit, pikërisht prej këtyre rregullave, Rusia pranoi pasaportën, flamurin, himnin e Kosovës. Ne do i kërkojmë organizmave sportive ta përjashtojnë Serbinë./Indeksonline/