10:54 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / k.v

Pacolli falënderon ShBA-të për ndihmën e dhënë (Video)

Zyrtari Kryesor Operues i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Jonathan Nash, përkrah kongresmenit të SHBA-ve, Eliot Engel, lansuan Programin e Pragut të Kosovës që është nënshkruar në shtator.

Partneri implementues i MCC-së, Fondacioni i Mijëvjeçarit Kosovë, është nikoqir i konferencës njëditore për të filluar programin i cili është menduar për të shtyrë rritjen ekonomike përpara dhe për të zvogëluar varfërinë në tërë shtetin. Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues të shumtë vendor dhe ndërkombëtar.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacoli në emër të Kosovës ka falënderuar kogresmentin Engel dhe Jonathan Nash për ndihmën e madhe që i kanë dhënë Kosovës në shumë fusha. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe do të vazhdoi të punoi ngushtë për të bashkëpunuar në të ardhmen. Pacolli po ashtu në këtë konferencë tha se janë duke punuar për krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit./Indeksonline/