13:37 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pacolli i zhgënjyer, që BE-ja s’pranoi t’i hapte bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është shprehur i zgjënjyer pasi që Bashkimi Evropian nuk ka pranuar t’i hapte bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Ai ka bashkëndierë me këto dy popuj, duke thënë se Kosova si një shtet fqinj e ndien dëmin e këtij vendimi të gabuar.

Pacolli përmës postimit të tij në Twitter është ankuar se gjithmonë po na premtohet me vite, por gjithmonë i njëjti rezultat. /Indeksonline/

Postimi i plotë: