20:45 / E Hënë, 26 Tetor 2020

Pacolli: Jam rritur në kushte të vështira, prandaj ndihmoj të tjerët pa kamera

Behgjet Pacolli, po vazhdon me shpalosjen e arkivës.

Lideri i AKR-së, së fundmi ka publikuar një fotografi në FB nga rinia e tij, e që thotë s’ka qenë aspak e lehtë. Kjo ka bërë që ai të kryej bamirësi, larg kamerave.

Ky është postimi i tij:

Si dikush që jam rritur në kushte më të vështira financiare sesa shokët e mi të klasës, unë e kuptoj shumë mirë ndjesinë e sfidave financiare. Ndihma ndaj dikujt në nevojë nuk ju bën më të varfër.

Për mua, kjo është një çështje e natyrshme. Fondacioni im prandaj vazhdon çdo muaj të jap bursa për shumë studentë të rinj, ndihmë për të sëmurët jashtë vendit dhe në fusha të tjera, pa kamera ose shfaqje. Kjo është çfarë e bën zemrën time të lehtë!