09:29 / E Diele, 06 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pacolli: Jeta është si një libër…

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka motivuar ndjekësit e tij me një thënie.

“Jeta është si një libër. Janë disa kapituj të këqij. Por një kapitull i keq, nuk do të thotë që libri ka mbaruar. Ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë!”, ka shkruar Pacolli në postimin e tij.

Politikani kosovar është tejet aktiv në rrjetet sociale, sidomos tash që nuk ka ndonjë post politik./Indeksonline/