75 Mall Live Search
08:02 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Pacolli ka një lajm të mirë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka dhënë një lajm sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se në samitin e ardhshëm të Këshillit Ekzekutiv do të votohet për anëtarësimin e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ja postimi i Pacollit:

Sot në Lyon, Francë, u mbajt mbledhja e këshillit ekzekutiv ku Kosova me shumicën e votave hyri në axhendën e samitit të ardhshëm (për anëtarësim në Interpol) që do të mbahet në Dubai.

Falënderoj të gjitha shtetet qe votuan pro, miqtë e Kosovës për mbështetje dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës për punën e madhe.

Urime Kosovë! /Indeksonline/