Pacolli kërkon nga Veseli të shtyhet seanca e jashtëzakonshme për politikën e jashtme
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli i ka dërguar një letër kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli nga i cili ka kërkuar që të shtyhet seanca e paralajmëruar e Kuvendit.
Në letrën e tij, Pacolli ka arsyetuar kërkesën duke thënë se ka një agjendë ndërkombëtare të paracaktuar dhe të planifikuar shumë më herët, e cila ia pamundëson që t’i përgjigjet seancës, raporton Indeksonline.
Pacolli ka kërkuar që seanca të mbahet në një ditë që Veseli e konsideron të përshtatshme.
Më poshtë letra e Pacollit: