20:55 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Komuna e Prishtinës ta vendosë patjetër flamurin “te rrethi” i Prishtinës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një statusi në facebook ka thënë se me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, vendin de e vizitojnë shumë personazhe botërore.

Sipas tij, komuna e Prishtinës duhet ta vendos patjetër flamurin e Kosovës “te rrethi” i Prishtinës, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i Pacollit:

Këtë javë vendi ynë është nikoqir i shumë mysafirëve që vijnë për rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Komuna e Prishtinës duhet patjetër të vendos flamurin e Kosovës ”të rrethi” i Prishtinës. Kjo është dashur të ndodhë shumë më herët. Kudo që ne shkojmë, na nderojnë me flamurin tonë. Por tani ne duhet së pari të nderojmë veten.