22:09 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pacolli konfirmon: Vuçiqit i është lejuar vizita në Ujman pas presionit nga BE

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar se Presidentit të Serbisë i është dhënë “izë”që të vizitojë liqenin e Ujmanit në Gazivodë nesër, (e shtunë).

“Po, i është lejuar vizita. Vendimi është marrë para gjysmë ore”,  ka thënë shkurt Pacolli për kallxo.

Më tutje, ai ka shtuar se kanë pasur presione edhe nga BE dhe aleatët. Sipas të parit të MPj-së, nuk kanë pasur zgjidhje tjetër.

Ndryshe, vizitën e konfirmojë pak minuta më parë edhe vet Vuçiq nga Beogradi përmes një konference për media.