Pacolli: Merkel duhet të përfshihet në zgjidhjen e problemeve në Ballkan
Zëvendës kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli konsideron se kancelaria Angela Merkel duhet të përfshihet në zgjidhjen e problemeve në Ballkan.
Përmes një statusi në Facebook, Pacolli ka thënë se ajo ka një konstruktivitet, korrektësi dhe fuqi në zgjidhjen e problemeve, transmeton Indeskonline.
“Gjithmonë kam konsideruar se Angela Merkel përveq se një udhëheqëse e madhe, është edhe një grua gjeniale. Konstruktiviteti, korrektësia dhe fuqia e saj në zgjidhjen e problemeve, e bën të domosdoshëm përfshirjen e saj në zgjidhjen e problemeve në Ballkan”, ka shkruar Pacolli./Indeksonline/