10:14 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Na ka mbetur edhe sfida e fundit për vizat, do t’ia dalim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka mirëpritur lajmin për votimin pro liberalizimit të vizave nga komisioni LIBE.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se tani Kosovës i mbetet edhe një sfidë e fundit, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Pacollit:

Urime Kosovē !

Edhe një hap më afër;

Komiteti për të Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian, ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Mbetet edhe sfida e fundit, do të i’a dalim! /Indeksonline/