16:22 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pacolli në Bruksel i përgjigjet Serbisë: Kosova anëtare e plotë e Organizatës Botërore të Doganave

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe njëherit diplomat i jashtëm i vendit po qëndron sot në Bruksel ku Kosova merr pjesë si anëtare e plotë dhe e barabarët e Organizatës Botërore të Doganave.

Pacolli ka thënë se edhe përkundër përpjekjeve të Serbisë për të penguar pjesëmarrjen e Kosovës, sipas tij, delegacioni i tyre ka ushtruar të drejtat dhe obligimet sikur të gjithë anëtarët tjerë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot në Bruksel…..

Kosova merr pjesë si anëtare e plotë dhe e barabartë e Organizatës Botërore të Doganave në Bruksel, në takimin e Këshillit të OBD-së. Përkundër përpjekjeve të Sërbisë për të penguar pjesëmarrjen e Kosovës, delegacioni ynë ka ushtruar të drejtat dhe obligimet sikurse të gjithë anëtarët e tjerë. E uroj zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm Kunio Mikuriya nga Japonia dhe Kryesuesin e Këshillit Enrique Cannon nga Uruguai. Përpjekjet tona nuk do të ndalen asnjëherë për të bërë Kosovën një anëtare të plotë dhe të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare./Indeksonline/