14:56 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Pacolli në Itali, gati të nënshkruaj marrëveshje ndërshtetërore

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli po qëndron për vizitë zyrtare në Itali.

Ai në një postim në Facebook ka treguar se së shpejti do të vizitoj edhe selinë e Shenjtë në Vatikan.

“Në Itali, për vizitën e parë zyrtare me homologun tim Alfano do të nënshkruajmë edhe marrëveshje ndërshtetërore . Takime të rëndësishme do të zhvilloj edhe në selinë e shenjtë në Vatikan”, ka shkruar Pacolli. /Indeksonline/