12:47 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pacolli ngushëllon familjen për vdekjen e gazetarit dhe ekonomistit të njohur

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetar i AKR-së Behgjet Pacolli ka shprehur pikëllimin e tij me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit Ibrahim Rexhepi.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Rexhepi ishte njeri i urtë dhe anëtar i devotshëm i AKR-së.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Me dhimbje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim Ibrahim Rexhepi. Ibro ishte njeri i urtë dhe ekonomist i zgjuar. Ishte edhe anëtar i devotshëm i AKR-së. Jam krenar që e njoha. Do të na mungosh shumë, miku jonë! Ngushëllime familjes Rexhepi si dhe miqve të tij.