18:36 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pacolli për vdekjen e Demaçit: Zoti të shpërbleftë me xhenet baca Adem!

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe njëherit zëvendës kryeministër i Kosovës ka reaguar pas vdekjes së veprimtarit të shquar shqiptar, Adem Demaçit, në moshën 82 vjeçare.

Pacolli me këtë rast ka ngushëlluar familjen Demaçi dhe popullin e vendit tonë, transmeton Indeksonline.

“Zoti të shpërbleftë me xhenet!”, ka shkruar ai.

“Baca Adem prehu në paqe. Ngushëllimet e mia familjes Demaçi dhe popullit të Kosovës. Zoti të shpërbleftë me xhenet!”, ka shkruar Pacolli në Facebook./Indeksonline/