15:30 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Pacolli porosi Thaçit e Kurtit: Merreni shembullin tim!

Edhe kryetari i AKR-së, Bexhet Pacolli është deklatuar lidhur me me vendimin e radhës të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit, shkruan IndeksOnline.

Pacolli i ka dërguar një porosit krerëve të shtetit, Presidentit Hashim Thaçit dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

I pari i AKR-së ka thënë se nuk duhet të ndikojnë në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sikurse kishte vepruar Bexheti atëkohë kur ishte president i Kosovës.

“Shoh shumë deklarata dhe spekulime politike nga të gjitha anët, në lidhje me vendimin e radhës të Gjykatës Kushtetuese. Kjo duhet të ndalet. Kjo vlen për të gjitha palët që tentojnë të ndikojnë, veçanërisht për Presidentin dhe Kryeministrin në detyrë. Gjykata Kushtetuese është një organ i lartë dhe i pavarur dhe nuk guxon të kërcënohet apo të ndikohet nga askush. Është tepër e rëndësishme që të respektohet pa marrë parasysh cili do të jetë vendimi. Unë, si President i vendit, e pata bëra këtë pa zhurmë fare. Ky shembull duhet të ndiqet edhe nga të tjerët”, tha ai./IndeksOnline/