18:20 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Presim që t’i festojmë festat e fundvitit në Evropë pa viza

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli sot ka takuar zëvendëspresidentin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Zhvillova një bashkëbisedim të rëndësishëm me Zëvendës-Presidentin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk dhe shoqëruesit e tij. Parlamenti Evropian do të bëjë gjithçka që është e mundur që regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës të hiqet sa më shpejtë. Presim që t’i festojmë festat e fundvitit në Evropë pa viza.