23:58 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / OSH

Pacolli, Selimit: Rexhë, më ke pas!

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi që deputetit, Rexhep Selimi i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

Pacolli ka thënë se është krenar që e njeh Selimin dhe që ka marrëdhënie miqësore me të, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i kryetarit i AKR-së, Behgjet Pacollit:

Po lexoj lajmin se Rexhep Selimi, miku im, është akuzuar nga prokuroria e Gjykatës Speciale.

Jam krenar që e njoh dhe kam marrëdhënie miqësore me Rexhën.

Rexha, me krenari dhe burrërisht do ta kalojë edhe këtë sfidë.

Si më parë, unë do të qëndroj stoikisht pas tij.