23:54 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Pacolli shpjegon se pse Liverpooli doli triumfues sonte

Ministri i punëve të jashtme i Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj fitores së jashtëzakonshme të Liverpoolit ndaj Barcelonës.

Ai si njohës i mirë i futbollit ka deklaruar se besimi ishte ai që e dërgoi Liverpoolin në finale.

Ai këtë deklarim e ka bërë në një postim të tij në Facebook në të cilën e ka futur edhe foton e Shaqirit.

“Liverpooli dëshmoi se çdo gjë mund të fitohet nëse keni besim në veten tuaj. Shaqiri në finale!”, shkroi Behgjet Pacolli.