10:21 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pacolli takon konsullin e ri të Turqisë, në Prizren

Zëvendëskryeministri në detyrë dhe ministri i Punëve të jashtme, Behgjet Pacolli ka takuar konsullin e përgjithshëm të Turqisë në Prizren, Serdar Ozaydın me të cilin janë pajtuar që të vazhdohet bashkëpunimi i ngushtë mes dy shteteve.

Ai ka shkruar se u ka uruar konsullit turk sukses në detyrën e re.

“Vendi mik, Turqia ka luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha periudhat, në mbështetje të lirisë, të pavarësisë dhe tani në mbështetje të forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të shtetit demokratik të Kosovës”, ka shkruar ai.

Serdar Ozaydın, angazhuar në këtë detyrë që nga fillimi i këtij muaji.