18:56 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018

Pacolli tregon se çka i tha kryeministrja serbe Haradinajt në Samitin e Londrës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend. Ai ka treguar se si në samitin në Londër, kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq, i ka thënë kryeministrit Haradinaj se vetëm nga maji kanë ndodhur 50 incidente ndaj serbëve në Kosovë.

Pacolli tha se nuk e dinin ku kanë ndodhur këto incidente, por që e kanë dëgjuar me kujdes Brnabiqin.

Më tej, Pacolli në emisionin Frontal në T7 tregon se Haradinaj i ka thënë kryeministres serbe se arrestimi i gjashtë serbëve në Anamoravë nuk ka qenë politik, por ka ndodhur sipas ligjit.

Pacolli tha se i kanë thënë palës serbe se Kosova nuk ka vepruar kokë në vete sa i përket arrestimit të serbëve.

Mos i humb