13:24 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Urime, diplomacia kosovare shtrihet edhe në Karaibe

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se shtrirja diplomatike e Kosovës tanimë ka ndodhur edhe në Karaibe.

Sipas tij, nga java që e lamë pas vendi ynë do ta ketë Ambasadorën e parë të akredituar edhe në Saint Kitts dhe Nevis.

Pacolli njoftoi se ky shtet, e njohu vendin tonë në vitin 2012 dhe që nga atëherë i ka dhënë mbështetje të vazhdueshme.

“Këto janë vetëm disa nga rezultatet e diplomacisë tonë pro-aktive, që po ndjekim çdo ditë dhe në çdo kontinent. Po i ri-gjallërojmë marrëdhëniet me shtetet që e kanë njohur Kosovën, përderisa po depërtojmë fuqishëm tek ato, që ende nuk e kanë bërë këtë. Nuk do të ndalemi”, ka shkruar ai në “Facebook”. /Indeksonline/