07:47 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pacolli uron Eliot Engelin për rizgjedhje në Kongresin e SHBA-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka uruar për rizgjedhjen në Kongres të mikut të Kosovës Eliot Engel.

Kjo pas zgjedhjeve në SHBA.

Pacolli e ka quajtur Eliot Engelin zë të hershëm dhe të fortë për Kosovën, transmeton Indeksonline.

“Herët në mëngjes mora lajme të mira nga Shtetet e Bashkuara. Miku im por edhe i gjithë popullit shqiptar, Eliot Engel, rizgjedhet në Kongres. Një zë i hershëm dhe i fortë për Kosovën”, ka shkruar Pacolli./Indeksonline/