23:12 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pacolli uron Mattew Palmerin, është një mik i madh i Kosovës

Mattew Palmer është emëruar Përfaqësues Special Amerikan për Ballkanin Perëndimor. 

Për këtë gjë Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes një postimi e uroi Palmerin.

Pacolli tha se Mattew Palmer është një mik i madh i Kosovë dhe përkrahes i kauzes sonë për integrim në NATO, BE dhe OKB dhe se përvoja dhe njohuria e tij për rajonin është e vlefshme dhe e nevojshme.

Postimi i plotë:

Urime të pezemerta Mattew Palmerit që u emerua Përfaqësues Special Amerikan për Ballkanin Perëndimor. 
Përvoja dhe njohuria e tij për rajonin është e vlefshme dhe e nevojshme në një kohë kur rajoniduhet të përparojë në lidhje me fqinjësinë e mirë dhe integrimin euro-atlantik. Ai është një mik i madh i Kosovë dhe përkrahes i kauzes sonë për integrim në NATO, BE dhe OKB”.
/Indeksonline/