07:58 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Paditet Google, për shkeljen e privatësisë së përdoruesve

Gjigandi i motorit të kërkimit Google është akuzuar se ka shkelur ligjet Evropiane të privatësisë me gjurmimin e vendodhjes së përdoruesve.

Një koalicion prej gjashtë organizatash paditën kompaninë pranë autoriteteve për mbrojtjen e konsumatorit lidhur me sistemin e gjurmimit të Google.

Ata thonë se përdoruesit detyrohen të përdorin sistemin e lokalizimit të Google.

Por Google thotë se sistemi vjen i fikur dhe mund të ndërpritet në çdo moment nga përdoruesit.

Koalicioni thotë se kompania përdor praktika mashtruese për tua imponuar përdoruesve aktivizimin e sistemit raporton PCWorld Albanian.

Gjithashtu sipas organizatave kompania nuk jep informacion të qartë për të dhënat që përdoren nga ky sistem.

Në qëndrimin e tyre ata shpreheshin se sistemi i lokalizimit mund ti japë “dikujt” informacione rreth besimit, aktivitetit politik, shëndetit dhe orientimit seksual.

Organizatat vinë nga Hollanda, Polonia, Greqia, Norvegjia, Sllovenia, Suedi dhe Republika Çeke. Ato janë anëtare të BEUC, një grup i cili përfaqëson dhe lobon në Bruksel grupet e të drejtave të njeriut.

Në përgjigje të kësaj deklarate Google tha se sistemi vjen i fikur dhe përdoruesit mund ta ç’aktivizojnë në çdo kohë.

Temat: