18:17 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pafytyrësia e Srpska-s, bëhet kinse e gëzuar me raportin e Astrit Deharit- sulmon Sylë Hoxhën

Lista Srpska po vazhdon të tregojë se është një parti që dirigjohet direkt nga Beogradi zyrtar.

Ky subjekt, i udhëhequr “de jure” nga Goran Rakiq, ka komentuar raportin e Institutit të Pavarur nga Zvicra lidhur me vdekjen e aktivistit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Astrit Dehari.

Srpska, kjo parti që po fshehë vendndodhjen e njërit kryesor që dyshohet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Milan Radojqiqit, është munduar të sulmojë institucionet e drejtësisë kosovare, konkretisht prokurorin Sylë Hoxha, shkruan Indeksonline

Milan Radojcic

“Raporti i fundit nga një institut i pavarur në Zvicër, i publikuar sot, nxori në pah faktet që drejtpërdrejt vënë në dyshim besueshmërinë, profesionalizmin dhe ligjshmërinë e punës së Prokurorit Special të Prishtinës, Sulë Hoxha, i njohur për publikun serb si prokuror, i cili la akuzuar pa prova serbët.

Kështu, me këtë raport, Instituti Zviceran dëshmon se Prokurori Special Sylë Hoxha nuk është person që zbaton ligjin dhe që zbaton ligjin, por gjithashtu pohon dyshimin e arsyeshëm të të gjithë serbëve në Kosovë dhe Metohi se ky njeri nuk po vepronte në përputhje me ligjin, por në përputhje me disa parime të tjera”, thuhet në reagimin e Listës Srpska.

Sipas tyre, kjo lind dyshime se prokurori Hoxha është duke punuar për të përndjekur serbët e Kosovës pa asnjë provë.

“… me shumë gjasa të porositur për qëllime politike sesa zgjidhjen e çështjeve specifike”, thuhej në reagim.

Vlen të theksohet se Lista Srpska vazhdimisht është duke reaguar me komunikata të pavlera në drejtim të institucioneve kosovare. E kjo parti, sic dihet, përfiton shuma të madha parash nga vendi ynë.  /Indeksonline/