16:51 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

Paga minimale dhe kontrata kolektive, ministri Reçica jep shpresë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, përmes një njoftimi në Facebook, ka treguar se kanë mbajtur takimin e radhës së Këshillit Ekonomik-Social, ku kanë diskutuar për konsoliduar pesë komisioneve profesionale.

“Nën kryesimin tim, në cilësinë e ministrit Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot kemi mbajtur mbledhjen e radhës të Këshillit Ekonomik-Social, ku dhe kemi miratuar vendimet për konsolidimin e pesë komisioneve profesionale, në përbërjen e të cilave janë përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës, organizatat e të punësuarve (sindikatat) dhe organizatat e punëdhënësve”, ka shkruar Reçica.

Ai tutje ka theksuar se menjëherë pas miratimit të këtyre komisioneve, ka kërkuar nga Komisioni profesional për financa, ekonomi dhe privatizim, që sa më parë të fillojë punën për analizimin dhe sjelljen e propozimit profesional për Pagën Minimale në vend, për miratim në KES, në mënyrë që ta procedojnë tutje për qeveri.

Njoftimi i plotë i tij: