18:35 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pajaziti gjen ”fajtorin” e barazimit me Flamurtarin

Flamurtari dhe Gjilani ndanë sot pikët në ndeshjen e zhvilluar në ”Xhemajl Ibishi” në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja e zhvilluar në kryeqytet përfundoi me rezultat, 1-1, ndërsa pas kësaj, ka reaguar edhe trajneri i Gjilanit, Sadat Pajaziti.

Pajaziti është shprehur i kënaqur me pikën e fituar në Prishtinë, teksa pas Thaqit, edhe i pari i Gjilanit mendon se lojtarët e tij mund ta fitonin ndeshjen.

“Normalisht që donim fitoren për të vazhduar serinë pas dy fitoreve radhazi. Është vërejtur mungesa e pesë futbollistëve titullarë, me të cilët sigurisht se do ta fitonim ndeshjen”, u shpreh Pajaziti.

Image may contain: one or more people, people playing sports and outdoor

”Jemi detyruar të modifikojmë rolet e futbollistëve derisa kemi parë teksa një sulmues qendre bën mesfushorin e krahut, e shtuam ritmin e lojës pas golit të realizuar, por përsëri nuk ja dolëm”.

”Ndoshta mund të kishim marrë më shumë edhe njëherë po e them nëse do ishim të kompletuar”, potencoi Pajaziti pas ndeshjes./IndeksOnline/