Pajaziti: Të miratohet kod etik për gjuhën degraduese në Kuvend
Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti ka propozuar që shumë shpejt të miratohet një Kod etik për gjuhën e deputetëve në Kuvend dhe më gjerë.
“Duhet të të ndërrohet rregullorja e Kuvendit, të miratohet kod i veçantë për etikën. S’mund të jemi indiferent për gjuhën parlamentare”, tha ai.
Sipas Pajazitit, kurrë me keq s’ka qenë imazhi i Kuvendit dhe deputetëve të Kosovës.
“Spo shoh ditë të mira në këtë drejtim për të gjithë ata që me dhunë duan t’i qërojnë hesapet dhe të vënë drejtësinë në vend”, tha Pajaziti./AktivPress