15:51 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pak ditë para fillimit të kampionatit, Real Madrid merr një lajm aspak të mirë

Nga 11 qershori do të rikthehen ndeshjet e La Ligas pas një pauze tre mujore për shkak të koronavirusit.

Por para fillimit të javës së 28-të, Real Madrid merr një lajm jo të mirë.

Futbollisti i tyre, Nacho Fernandez ka pësuar një lëndim dhe pritet të mungoj rreth 20 ditë.

Pas testeve të bëra te lojtari ynë Nacho Fernández nga Shërbimet Mjekësore i Real Madrid, ai u diagnostikua me një dëmtim të muskujve në këmbën e tij të djathtë“, thuhet në njoftimin e klubit madrilen.

Ndeshjen e parë, Real Madrid do ta luaj të dielën ndaj Eibarit. /IndeksOnline/