17:00 / E Diele, 27 Gusht 2023 / AR

Pak ditë pas ndarjes, Britney Spears nis flirt të ri

Britney Spears duket se ka gjetur një mënyrë për të kapërcyer ndarjen e saj nga Sam Asghari, i cili vendosi të ndahej vetëm 14 muaj pas martesës së tyre. Këngëtarja e njohur vazhdon të postojë në llogarinë e saj personale në Instagram materiale teksa kërcen vetëm me të brendshme dhe i lë thumba ish të dashurit.

Sipas TMZ, ylli i popit është afruar me Paul Richard Soliz, i cili dyshohet se më parë ishte punësuar si anëtar i stafit. Por ajo që ka shqetësuar fansat është fakti se njeriu dyshohet se ka një precedente kriminal.

Soliz dyshohet se në të kaluarën është akuzuar për kundërvajtje të ndryshme dhe një vepër penale. Ai është dënuar për një akuzë për prishje të qetësisë në vitin 2014 dhe një akuzë për drejtim mjeti pa patentë në vitin 2016. Vetëm dhjetorin e kaluar, ndërsa punonte tashmë për Britney, Soliz u dënua për një krim në posedim të një arme zjarri, e cila në koha shkaktoi shqetësim edhe për vetë Britney-n, këngëtaren.

Kujtojme se Britney pësoi një dëmtim të rëndë në kokë gjatë një debati të ashpër me Sam Asghari, pak para njoftimit të ndarjes së tyre. Incidenti u zbulua në “Britney Spears: Divorce & Despair” nga themeluesi i TMZ i cili e përshkroi incidentin në detaje.

Thuhet se Asghari ka bërë kërkesë për divorc, por këngëtarja është kujdesur që të mbrojë pasuritë e saj duke nënshkruar një marrëveshje paramartesore.