75 Mall Live Search
16:43 / E Mërkurë, 31 Korrik 2024 / Gj. Sh

Pak orë para ndeshje me Milanin, Ancelotti tregon mundësinë e transferimit të ndonjë lojtari tjetër

Real Madridi ka bërë transferimin më të madh në këtë afat kalimtar veror.

Kampioni Evropian ka nënshkruar me yllin francez, Kylian Mbappe, i cili u transferua si lojtar i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata me PSG-në, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu, klubi mbretëror ka transferuar edhe talentin brazilian, Endrick.

Duke parë spekulimet në media se Real Madrid është në kërkim të një mbrojtësi, në prag të ndeshjes miqësore me Milanin, e cila zhvillohet në ShBA, me 1 gusht nga ora 02:30, trajneri Carlo Ancelotti, ka thënë se markato ka përfunduar dhe se nuk do të ketë nevojë për transferime të reja.

“Skuadra është e mbyllur. Vallejo është kthyer, Alaba po rikuperohet. Ne kemi të rinjtë: Joan Martinez, Jacobo Ramon dhe Raul Asencio.”, ka deklaruar Ancelotti./IndeksOnline/