12:23 / E Hënë, 27 Dhjetor 2021 / B O

“Pakënaqësi lokale”, PAI “s’livrit” nga Qeveria, e konfirmon kryetari

Partia e Ashkalinjve për Integrim nuk do të largohet nga qeveria Kurti.

Një shkrim në Facebook i nënkryetarit Gani Elshani la të kuptohet se PAI do të braktisë qeverinë, por një gjë të tillë e mohon kryetari i partisë, Hetem Arifi.

“Me siguri se statusi i Gani Elshanit ishte si rrjedhë e ndonjë pakënaqësie lokale. Jemi në Qeveri dhe do të qëndrojmë edhe më tutje” ka thënë Hetem Arifi.

Pas raportimeve në media, Gani Elshani ka bërë prapakthehu duke e fshirë nga Facebooku statusin ku njoftoi daljen nga qeveria./Indeksonline/