75 Mall Live Search
14:01 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Pakti i PSG-s” mes Ivan Rakitic dhe Ernesto Valverdes

Lëndimi i Ivan Rakitic i ka hapur rrugë debatit lidhur me hapësirat e futbollistit kroat te klubi katalunas.

Si Luis Enrique, edhe Ernesto Valverde e ka shfaqur besimin e tij te mesfushori nga fillimi, duke luajtur me të në çdo pozitë.

Në dy vitet e fundit, vetëm në tri raste, Rakitic është lënë jashtë skuadrës, ku dy prej tyre janë vetëm në Copa del Rey.

30-vjeçari nuk është mësuar të ketë pushim. Kjo është arsyeja se pse Valverde ishte kundër largimit të tij drejt PSG-s për 90 milionë euro në verë, transmeton IndeksOnline.

Image result for rakitic valverde

Klubi debatoi në lidhje me mundësinë e tij, teksa Rakitic nuk ishte i sigurtë pasi që kishte një ofertë marramendëse.

Në atë moment, Valverde arriti një ”pakt” me PSG-n, kështu bëhet e ditur në klub.

Një marrëveshje mes trajnerit dhe lojtarit është arritur, ku Valverde i ka premtuar Rakiticit se do ta trajtojë njejtë si në ditën e parë, duke i dhënë minutazhin e duhur./IndeksOnline/