12:16 / E Martë, 27 Shkurt 2024 / L K

Pakti i veçantë mes lojtarëve të Interit, Kristjan Asllani pret dy dhurata

Kristjan Asllani dalëngadalë po shndërrohet në një element kyç në formacionin e Interit. Mesfushori i kombëtares për fatin e keq nuk është një titullar fiks, por lojtari kuqezi është çdo herë gati kur thirret në aksion.

21-vjeçari luajti si titullar ndaj Lecces në kampionat dhe asistoi në mënyrë perfekte për Lautaro Martinez, me argjentinasin që shënoi edhe golin e parë për të tijtë në fitoren 4-0 të zikaltërve.  Por pavarësisht kësaj Asllani do të marrë dy dhurata nga shokët e ekipiet.

E gjitha ka të bëjë me një paktë që kanë bërë lojtarët mes vetë, më saktë ata që janë si zgjedhje e dytë për Simone Inzaghin, ku pas çdo goli do të shpërndahen dhurat për 3 të tjerët. Mes tyre janë Asllani, Augustro,  Arnautovic  dhe Fratesi.

Pikërisht dy të fundit kanë shënuar gol me skuadrën e Interit. Njëri ndaj Altetikos në Champions dhe tjetri ndaj Lecces dhe në këtë mënyrë Asllani pop ret dhuratat nga dy shokët e ekipit.

“Para ndeshjes me Atleticon, unë, Arnautovic, Asllani dhe Augusto kemi vendosur që për çdo gol, kush shënon, i bën një dhuratë tre të tjerëve. Po presim dhuratën e Arna, por me golin që i shënova Lecces, do ta kem radhën edhe unë”, ka theksuar Fratesi pas duelit me Leccen.