16:04 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pal Lekaj i jep Deçanit e Gjakovës lajme të mira, nënshkroi dy kontrata

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i ka dhënë në fund të ditës së sotme dy lajme të mira qyteteve nga Dukagjini, Deçanit e Gjakovës.

Lekaj ka firmosur dy kontrata për rregullimin e dy rrugëve.

“Ditën po e përmbyll me një lajm të mirë për Deçanin dhe Gjakovën.
Sapo nënshkrova kontratën për fazën e dytë të asfaltimit të rrugës së Gllogjanit në Deçan, bashkë me infrastrukturë përcjellëse.

Për rreth 2 kilometra, kontrata ka vlerën e rreth 650 mijë euro.
Ndërsa në Gjakovë do të asfaltohen rrugët e Smolicës e Nikovazit, që kapin shumën rreth 730 mijë euro” shkruan Lekaj në Facebook./Indeksonline/