16:25 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pal Lekaj i jep lajmin e shumëpritur Istogut

Rrugët që qojnë tek Bjeshkët e Istogut në Lugut të Butë dhe Mokna shumë shpejtë pritet që të asfaltohen.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar vet ministri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Ai ka thënë se këto dy projektet janë shumë të rëndësishme dhe se së shpejti do të fillojë puna.

“Hijeshia që ka Istogu dhe bjeshkët e saj nuk guxojnë të mbesin të pa vizituara. “

“Prandaj, janë planifikuar dy projekte tejet të rëndësishme për këtë anë, në të cilat puna do të fillojë shumë shpejt, me të përfunduar procedurat tenderuese.“

“Do të asfaltohet rruga Lubozhdë – Lugu i Butë dhe Livadhet e Istogut – Mokna.”

“Ne kemi vullnetin që të punojnë për të mirën e secilit rajon, pa dallim. Këtë e vërtetuam edhe në ditët tona të qeverisjes e njëjtë do të vazhdojmë edhe pas 6 tetorit.”, u shprehë ai.

Këto dy projekte janë bërë me insistimin e tre deputetëve nga Istogu, Gani Dreshaj, Donika Kadaj-Bujupi dhe Bekë Berisha.

Këto dy bjeshkë cilësohen si ndër mëtë bukurat në Kosovë dhe se në të ardhmen shihen si zona turistike me potencial të madh./Indeksonline/