10:43 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pala kosovare, në përgatitjet për takimin e parë trilateral në Bruksel

Dialogu Kosovë-Serbi është duke vazhduar sot në Bruksel, ku edhe pritet të diskutohen çështjet teknike që kryesisht kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë.

Pala kosovare e cila përbëhet nga Avni Arifi, Ardian Arifaj, Endrit Shala, Blerand Stavileci, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Alban Dërmaku, tashmë janë në Bruksel, transmeton Indeksonline.

Me fillim nga ora 09:00 ka pasur një takim përgatitur lidhur me rifillimin e dialogut.

Ndërsa, tani ata janë duke u përgatitur për takimin e parë trilateral.

Kështu ka bërë të ditur vet Avni Arifi,  i cili ka shpërndarë edhe dy fotografi ku shihet pala kosovare./Indeksonline/