21:39 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / Gj. Sh

Palhinha ”tradhëton” Bayernin

Joao Palhinha ka vazhduar kontratën me skuadrën e Fulhamit.

Yllim portugez ka nënshkruar një kontratë të re me skuadrën angleze, e vlefshme deri më 30 qershor 2028, shkruan IndeksOnline.

Palhina ishte një nga objektivat e Bayern Munichit gjatë verës, por që tani ka vendosur të qëndroj përfundimisht te Fulhami.

Ai tha se është folur shumë për të ardhmen e tij, por që ndihet i lumtur te Fulhami dhe është i përkushtuar 100 % në këtë klub.

“Ndihem i lumtur. Shumë histori ka ndodhur këto pak javë për mua, keni dëgjuar shumë gjëra për të ardhmen time, por unë jam i fokusuar vetëm në punën time në Fulham.

Unë kam gjithmonë angazhim 100 për qind me këtë klub, kam gjithë respektin për klubin, për tifozët. Që në ditën e parë më kanë mbështetur shumë dhe këtë e kemi ndjerë unë dhe familja ime që në momentin e parë që kam ardhur këtu.

Unë do të jap gjithçka që kam. Ka qenë gjithmonë kështu, në fushë, jashtë fushës, në dhomën tonë të zhveshjes me shokët e mi.

Kam shumë respekt për të gjithë këtu në Fulham dhe jam gati të filloj sërish, të jap më të mirën time dhe dua të arrij gjëra të mira.”, tha Palhina për faqen zyrtare të klubit./IndeksOnline/