18:39 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / LB

Pamje/ Aksident në Pejë, raportohet për të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Jabllanicë e Leshanit në Pejë.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline, shihet Policia dhe ndihma e shpejtë në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet shkaqet që çuan deri të ky aksident.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë detaj përkitazi me këtë aksident.