18:46 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pamje brenda 24 orëve në Paris, ku u mblodhën liderët e gjithë botës

Parisi ishte vendi nikoqir ku me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron shumë liderë botërorë u mblodhën në të njëjtin vend.

Të gjithë bashkë shënuan 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

I pranishëm në këtë shënim ishte edhe presidenti kosovar, Hashim Thaçi, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kancelaria gjermane, Angela Merkel,presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, kryeministri kanadez Justin Trudeau, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ambasadorë dhe shefa të delegacioneve dhe organizatave ndërkombëtare.

Ishte pikërisht presidenti francez, Emmanuel Macron i cili bashkë me gruan e tij dhe gardën ceremoniale pritën gjithë udhëheqësit botërore për shënjimin e 100 vjetorit të nënshkrimit të armëpushimit në mes Francës dhe Gjermanisë, armëpushim ky që solli përfundimin e luftës së parë botërore në vitin 1918.

Për të shënuar këtë ngjarje në Paris kishte masa të shtuara të sigurisë përderisa Indeksonline ka përcejllur nga afër gjithë zhvillimet e këtyre ditëve .

Më poshtë keni disa prej pamjeve të këtij organizimi brenda 24 orëve të fundit./Indeksonline/