10:20 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje e ‘çuditshme’ në vendin ku është vrarë ish-avokati i Slobodan Millosheviqit (Foto)

Mediet beogradase kanë publikuar një pamje ‘të çuditshme’ në vendin ku është vrarë avokati serb, Dragoslav Ognjanoviq, njeriu që ishte mbrojtës për shumë vite i kasapit të ballkanit, Slobodan Millosheviqit.

Në vendin ku është kryer krimi, përpara banesës së tij në lagjen e Beogradit të ri, ishin të vendosura më parë disa buqeta me lule dhe kurora, transmeton Indeksonline

Ndryshe, Ognjanoviq në momentin e vrasjes ai ishte së bashku me djalin e tij, Petar (26 vjeç), i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur.

“Kam dëgjuar tre ose katër të shtëna, por mendoja se ishin fals”, ka thënë një prej dëshmitarëve.Ai ka treguar edhe çfarë ka dëgjuar në momentin e të shtënave.“Bab”, ishte thirja që kishte dëgjuar, dhe më pas ishte nisur drejt vendit të ngjarjes ku kishte parë djaloshin e ri me një këmishë gri të mbuluar me gjak, gjakun e tij, apo ndoshta të babait, kishte deklaruar njëri prej dëshmitarëve.