20:52 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pamje ekskluzive, arrestohen disa persona afër zyres së LDK-së

Procesi i brendshëm zgjedhor, nuk është duke i ecur mbarë, Lidhjes Demokratike të Kosovës përcjellë Indeksonline.

Në kohën kur i njëjti pritej që të përfundonte me zgjedhjen e kryetarëve të degëve e nëndegëve, e në fund edhe të strukturave qendrore,  “shpërthyen”, rrahje e ofendime të shumta.

Një e tillë ka ndodhur edhe sot në Vranjevc.

Nga përleshja e ndodhur atje janë arrestuar edhe disa persona.

Kujtojmë se edhe dje në degën e LDK-së tek “Mati 1” është raportuar për përleshje  deri sa po mbahej kuvendi zgjedhor./Indeksonline/